Vasili: Përballë surrogacive të qeverisë, 5 prioritete të PL-së

Shqipëria

Vasili: Përballë surrogacive të qeverisë, 5 prioritete të PL-së

Më: 25 maj 2024 Në ora: 10:09
Petrit Vasili

Deputeti i PL, Petrit Vasili, ka vendosur 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për krahasim përballë atij programi qeverisës që ai e ka emërtuar si "surrogacitë e qeverisë".

Në shënimin e tij në Fb, ku pa dorashka flet për "llumin e qeverisë së Edi Ramës, më të korruptuarën në Europë", Vasili evidenton: 

"Pesë prioritetet e Partise se Lirise jane tashme nje rruge e qarte dhe e argumentuar thelle per shpetimin e vendit si nje lejtmotiv shprese per nje Shqiperi ne ankthin e shpopullimit dhe te varferimit gerryes. Nderkohe perballe kemi vetem nje grumbull surrogacish te qeverise rilindase qe thellojne tragjikisht shpopullimin dhe rendojne varferine duke e shnderruar ne vrasesen e vertete sociale dhe biologjike te shqiptareve.

5 prioritetet e Partise se lirise zgjidhin, sherojne familjen dhe i japin fund shpopullimit, mizerjes me te cilen perballen pensionistet, shpetojne arsimin nga fundosja, nxjerrin nga agonia vdekjeprurese bujqesine, ringjallin ekonomine dhe u japin vleten qe kane risurseve te Shqiperise dhe duke arritur tek nje Shqiperi me kater milion shqiptare. Nderkohe perballe ndodhet nje qeveri ben ligje qe shkaterrojne familjen si surrogaciadhe krijimin e fermave te uteruseve, nje qeveri qe legalizon mbjelljen e droges, qe legalizon bixhozin, qe ben ligje per te pastruar parate e krimit si amnistia fiskale e pasaportat e arta, qe ben ligje per te vjedhur pasurite ekonomike si Porti i Durresit, qe ben ligje qe miratojne Koncesione hajdute qindra milioneshe.

Ndaj eshte e qarte perballja e dy boteve shume te kunderta. Botes se pergjegjshmerise me te larte politike, patriotike sociale, ekonomike dhe shteterore, qe misherojne 5 prioritetet e Partise se Lirise nga njera ane.

Nga ana tjeter eshte llumi i qeverise se Edi Rames, me e korruptuara ne Europe, qe shet kufijte e Shqiperise, perzë shqiptaret dhe i zevendeson me bangladeshas e sot me filipinas, qe ja dhuron shtetin krimineleve e trafikanyeve, qe rremben pronat private dhe shqyen e ben copa interesin publik, qe nxin ne cdo tregues ekonomik, social dhe te funksionimit te shtetit ligjor.

Pra sot rrugen e drejte e njohim dhe e kemi ne duart tona permes 5 Prioriteteve te Partise se Lirise. Ndersa rruga e shkaterrimit perfundimtar, zhberjes e zhdukjes se Shqiperise quhet rilindja e Edi Rames.

Zgjedhja eshte e thjeshte te gjithe se bashku te sakrifikojme gjithshka per ta bere realitet per sot e per dhjetra vjet shume me te mire, shume me te ndritur dhe me shume dinjitet per familjen shqiptare dhe Shqiperine.", shprehet Vasili.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat