Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti në fjalën e tij në seancën plenare, ku pritet të votohet projekt-rezoluta anti-korrupsion e PS-së, ndër të tjera tha se kjo është frikë për të mbajtur pushtetin.
Ai shtoi se ne jemi një komb që na shoqëron frika për punësim, ushqim dhe ekzistencë.
“Kryeministri i Shqipërisë del e kërcen nëpër Europë, por duhet të dini që këtë e bën vetëm Kryeministri i Indisë, Modi.
Jemi një komb që na shoqëron frika për punësim, ushqim, ekzistencë.
Kjo projekt-rezolutë është frikë për të mbajtur pushtetin. Edi Rama e di që do e hanë shokët e tij, ashtu sikundër Partia e Punës hante shokët, dhe shokët do të hanë liderin.
Gjithë këto dëme në 11 vjet qeverisje, gjithë këto hajdutë, e dini që keni një ish-zv.Kryeministër që ka ikur në Shqipëria dhe akuzohet për 500 mln euro, e dini ju që shqiptarët kanë shkuar në rrugët e Botës dhe lajnë pleqtë e botës, për të siguruar jetesën e tyre?
Jemi populli më emigrues sot në Botë dhe në Rajon”, tha Alizoti.