Miratohet me 76 vota pro dhe 2 kundër rezoluta antikorrupsion e PS

Shqipëria

Miratohet me 76 vota pro dhe 2 kundër rezoluta antikorrupsion e PS

Më: 27 maj 2024 Në ora: 17:57
Kuvendi i Shqipërisë

Në Kuvend u miratua rezoluta antikorrupsion. Gjatë seancës plenare të së hënës, propozimi i Partisë Socialiste kaloi me 76 vota pro.

Ndërkaq dy deputetë, Dashnor Sula dhe Agron Shehaj dhanë votën e tyre kundër, teksa nuk pati asnjë abstenim.

Kjo rezolutë synon të rrisë forcimin e ligjit të luftojë korrupsionin si edhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat