Meta merr pjesë në pritjen e ambasadës kroate: Kroacia vend mik, aleat dhe partner strategjik

Shqipëria

Meta merr pjesë në pritjen e ambasadës kroate: Kroacia vend mik, aleat dhe partner strategjik

Më: 27 maj 2024 Në ora: 20:31
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një publikimi në rrjetet sociale shkruan se ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kroacisë, për të kremtuar Ditën Kombëtare të shtetit kroat, që e quan vend mik, aleat dhe partner strategjik.

“I nderuar të merrja pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kroacisë, për të kremtuar së bashku Ditën Kombëtare të këtij vendi mik, aleat dhe partner strategjik.

Marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-kroate janë model në rajonin tonë, që mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve që ndajnë vizionin e përbashkët euroatlantik”, shprehet Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat