Takimet e Ramës me diasporën, Çipa: Ture elektorale në funksion të një fushate të shpejtë

Shqipëria

Takimet e Ramës me diasporën, Çipa: Ture elektorale në funksion të një fushate të shpejtë

Më: 27 maj 2024 Në ora: 21:41
Opinionisti Aleksandër Çipa

Opinionisti Aleksandër Çipa, në studion e emisionit “Open” në News24, tha se turet e Kryeministrit Edi Rama mund të mos jenë ture paraelektorale, por elektorale.

Duke  komentuar takimet e Ramës me shqiptarët e diasporës, Çipa u shpreh se statusi i tyre pas më shumë se 3 dekadash ka ndryshuar.

“Kryeministri Edi Rama duket se e ka ndërtuar si një platformë. Shoh dy gjëra që i mbart nga njëri kryeqytet në një tjetër, që ndërton në mënyrën e rafinuar fjalimin që mban për të atakuar atë që ai ka si marrëdhënie bilaterale me vendin ku zhvillohet mitingu.

Qasja e fjalimit që mbajti në Athinë ishte kryekëput e ndryshme nga ajo në Milano.

Në Itali atakoi median dhe jo politikën italiane. Foli për një lloj racizmi që ia delegoi mediave.

Mendoj se mënyra se si e ndërton takimin në cilësinë e Kryeministrit, por organizimin e bën në mënyrën partiake, në thelbin e vet, mendoj se kemi armatën socialiste që përgatitet për një fushatë të shpejtë elektorale”, tha Çipa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat