Takimet e Ramës me diasporën, Lela: U takua me asamblenë e valleve të PS-së

Shqipëria

Takimet e Ramës me diasporën, Lela: U takua me asamblenë e valleve të PS-së

Më: 27 maj 2024 Në ora: 21:43
Drejtori i komunikimit i Rithemelimit, Alfred Lela

Drejtori i komunikimit i Rithemelimit, Alfred Lela, i pranishëm në studion e emisionit ‘Open’ në Neës24, duke komentuar takimet e Kryeministrit Edi Rama me diasporën tha se po të shikosh fotot duken si takimi me asamblenë e valleve të Partisë Socialistë.

“Edi Rama po zhvillon takimet me asamblenë e këngëve dhe valleve të PS-së, shkon shfaqet aty me vëllezërit e deputetëve apo kryebashkiakëve.

Në Athinë apo edhe në Milano kemi të njëjtët njerëz, kemi mësues, punonjës të njësive vendore, vetë socialistët thanë se shkuan 7 mijë nga Shqipëria dhe këtë e thanë ata që ishin në Athinë, nuk po e them unë”, tha Lela.

Ai u shpreh se në këto takime Edi Rama nuk ka çfarë t’iu ofrojë shqiptarëve të diasporës, të cilët janë larguar nga Shqipëria, nga atdheu, pikërisht për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës.

“Çfarë mund t’iu afrojë Edi Rama atyre, që i ka larguar nga atdheu”, tha Lela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat