Çuçi: Sektori i turizmit në Shqipëri është i gjithi pa dirigjim. Shteti s’ka shifra reale se sa fiton në sezon nga turistët e huajt

Shqipëria

Çuçi: Sektori i turizmit në Shqipëri është i gjithi pa dirigjim. Shteti s’ka shifra reale se sa fiton në sezon nga turistët e huajt

Më: 27 maj 2024 Në ora: 21:47
Ornela Çuçi

Qeveria shqiptare sapo ka çelur sezonin turistik, por si është situata në terren?

Kësaj pyetjeve iu përgjigj në emisionin “DREJT” të moderuar nga Luan Rama në “Ora Neës”, pedagogia Ornela Çuçi

“Shifrat tregojnë që “po”, se asnjëherë më parë ne nuk kemi pasur këto të dhëna. Ne nuk kemi shifra se sa netë-ditë kanë këto turistë.

Ne e dimë që këto shifra hyrje-dalje i kemi në rritje, por ne nuk kemi shifrat se sa janë të ardhurat që përfitojmë në nga këta turistë.

Edhe pse në themi që kemi kohë që jemi përgatitur, sërish neve sezoni na gjet ë papërgatitur.

Ne jetojmë mes disa peshkaqenëve të mëdhenj si Italia, Greqia, Kroacia, apo Turqia, ndaj kjo është e vështirë.

Ne na ndihmoi pandemia, pasi ne ishim vendi i vetëm që rrinim pa maska, ndaj u zbulua vendi ynë si destinacion turistik.

Ne kemi parë që të kemi nga 5-6 resorte të reja çdo vit me nga 100 dhoma dhe kjo është një gjë e mirë.

Por ajo që vërehet është se ky sektor ekziston i gjithi pa dirigjim”, u shpreh ndër të tjera pedagogia Ornela Çuçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat