Haxhiu tregon pse nuk i tremb Rama ndërkombëtarët me nacionalizmin e tij

Shqipëria

Haxhiu tregon pse nuk i tremb Rama ndërkombëtarët me nacionalizmin e tij

Më: 27 maj 2024 Në ora: 23:40
Rama, Haxhiu - foto ilustrim

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV ishte analisti Baton Haxhiu, i cili ju përgjigj pyetjes se se nuk i tremb Rama ndërkombëtarët me nacionalizmin e tij.

E para Rama që nga viti 2014, që nga fraza në Beograd për pavarësinë e Kosovës ka treguar partneritet me BE dhe Amerikën që Ballkani të jetë i qetë.

E ka treguar në disa faza. E para, në një marëdhënie me Serbinë e cila ka pasur kosto politike të madhe dhe arsyeshëm e ka ndërtuar një rrëfim të ri në raport me Serbinë.

Dhe kjo kosto politike në njëfarë mënyrë ka fituar partneritet ndërkombëtar, qetësine brenda Ballkanit dhe ka ç’faktorizuar nacionalizmin gati në të gjitha vendet.

Nacionalizmi vjen kur një lider është krisur dhe vjen zakonisht te grupit të lidershipit që kanë krizë të brendshme.

Atëherë shikojmë marrëdheniet e Shqipërisë me Maqedonin, shikojmë marrëdhëniet e Shqipërisë me Bosnjën, Malin e Zi dhe Serbinë .

Rama e ka marrë vizitën e Blinken pikërisht për shkak të natyres së tij politike me fqinjët dhe me Kosovën. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat