Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, kanë debatuar ditën e sotme mbi situatën ekonomike në Shqipëri, në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.
Shehaj tha se qeveria ka kapur çdo gjë në Shqipëri dhe sipas tij, të gjithë anëtarët e kabinetit dhe familjarët e tyre sot janë bërë biznesmenë ‘të suksesshëm’.
Nga ana tjetër Klosi i hodhi poshtë këto pretendime dhe i tha Shehajt se pasi ai bëri biznesin, tani po bën edhe politikën.
Pjesë nga diskutimi:
Shehaj: Këta kanë kapur gjithçka tani. Ne kemi ish-ministrin e Shëndetësisë nuk u limitua thjeshtë në vjedhjen e një pjese të buxhetit të shtetit. Kapi tregun e farmaceutikës. Turizmi është në duart e mazhorancës, të ministrave. Po ndërtojnë. Problemi i qytetarit që ne duhet të shqetësohemi është se ajo toka që ka marrë Xhaçka ka një pronar aty.
Klosi: Ajo toka kishte pronar që është kompensuar.
Shehaj: Njerëzit duan një jetë më të mirë, prandaj ikin njerëzit jashtë shtetit. Ju të gjithë sipërmarrës të jashtëzakonshëm. Familjarët sipërmarrës të jashtëzakonshëm.
Klosi: Në rastin konkret kush nga familjarët e mi është sipërmarrës i jashtëzakonshëm?
Shehaj: Edhe një majmuni po t’i japësh tokën, ta bësh investitor strategjik, bëhet sipërmarrës i jashtëzakonshëm.
Klosi: Zoti Shehaj se jeni edhe biznesmenë ju dhe pasi bëtë biznesin tani bëni edhe politikën.