E rëndë/ 46-vjeçari gjendet i pajetë nga familjarët para banesës së tij, ja çfarë dyshohet

Shqipëria

E rëndë/ 46-vjeçari gjendet i pajetë nga familjarët para banesës së tij, ja çfarë dyshohet

Më: 28 maj 2024 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Një 46-vjeçar është gjendur i pajetë nga familjarët para banesës së tij në fshatin Selcë e Poshtme të Pogradecit.

Dyshohet se 46-vjeçari me iniciale S. O., është vetëvrarë dhe se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas deklarimit të familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, përpara banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi S. O., 46 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat