Raporti i EUAA për aplikimet për azil, pedagogia Nora Malaj liston faktorët e shpopullimit

Shqipëria

Raporti i EUAA për aplikimet për azil, pedagogia Nora Malaj liston faktorët e shpopullimit

Më: 28 maj 2024 Në ora: 10:38
Nora Malaj

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA) numri i aplikuesve nga Shqipëria dhe Kosova është tejet i lartë krahasuar me vendet tjera fqinje si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi.

Pedagogia Nora Malaj tha në një program se shpopullimi vendit është në ato kushte sa largimi na është kthyer në mënyrë jetese Kjo sipas saj duket në faktin që mendimi i parë që u vjen të rinjve sapo mbarojnë gjimnazin është të largohen për studime jashtë vendit dhe të mos kthehen më.

“Janë disa faktorë që po ndikojnë në shpopullimin e popullsisë, na është kthyer në mënyrë jetese.

Mendimi i parë i të rinjve kur i pyet çfarë do bësh kur të mbarosh maturën, thotë do aplikoj diku jashtë që pas shkollimit të mos kthehet më, kur pyet të rinjtë, të gjithë kanë një lloj mërzitjeje nga gjithçka nuk ke cilësi dhe standard jetese”, tha Malaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat