Një ngjarje e rëndë ështe regjistruar këtë pasdite në Bypass-in e rrugës së Arbrit.
Sipas informacioneve furgoni i linjës Peshkopi-Tiranë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 5 persona.
Një nga të plagosurit po dërgohet drejt Spitalit të Traumës, ndërsa 4 të plagosurit e tjerë po marrin ndihmë ne Spitalin e Klosit.
Policia në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave.