Opinionisti Armand Shkullaku, e krahason kryeministrin shqiptar Edi Rama, me ish-diktatorin e Shqipërisë Enver Hoxhën.
“Do të haj edhe kokat e shokëve të vet, se u bën 12 vjet pushtet, do edhe katër të tjera”, u shpreh ai.
Shkullaku, këtë deklarim e bëri derisa po fliste rreth arrestimeve të SPAK-ut.
Ai tutje theksoi se të thuhet se në SPAK ka ndikim është fjalë e butë, sepse sipas tij kjo strukturë është e kontrolluar nga Rama.
Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përdoret për t’iu referuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si edhe Njësisë së Pavarur Hetimore ndryshe quajtur edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.