Shkrumbohet një banesë në Sarandë

Shqipëria

Shkrumbohet një banesë në Sarandë

Më: 29 maj 2024 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03.00 të së mërkurës në lagjen nr. 1, mbi rrugën “Turizëm-Kanali i Çukës”.

Zjarrfikësit dhe policia sapo u njoftuan për zjarrin, shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Mësohet  se si pasojë janë djegur një pjesë e konsiderueshme orendish shtëpiake.

Ndërkohë, banesa ishte e mbyllur dhe e pabanuar. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat