Avokati Sokol Mëngjesi është futur në intubim në Spitalin e Traumës. Burime nga Trauma konfirmojnë për ABC News se avokati ka pësuar dëmtime serioze në kokë.
Ai u dhunua të mërkurën në rrugën “Pjetër Bogdani” në Kryeqytet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:30 minuta. Paraprakisht mendohet se 3 persona të pamaskuar kanë qenë autorët e dhunës ndaj avokatit Mëngjesi.
Tre autorët, e kanë pritur avokatin para një kopshti, ku sapo ai ka lënë djalin e tij dhe ne dalje e kanë sulmuar.
Në kamerat e sigurisë duket se avokati i ka njohur autorët pasi komunikon me ta, ndërsa më pas ata e godasin e me grushte duke e rrezuar në tokë.
Policia ka mundur të identifikojë një prej agresorëve, dhe ka ushtruar kontroll edhe në banesën e tij, por pa mundur ta arrestojë.