Një 20-vjeçar është arrestuar këtë të enjte, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi ditën e djeshme u përfshinë në një aksident në aksin rrugor “Qukës-Golik”.
Automjetet që këta shtetas drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasi që është proceduar dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në këto dy automjete, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin S. Rr., 20 vjeç dhe nisi procedimin në gjendje të lirë për shtetasin K. Ll., 20 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Qukës-Golik”, automjetet që këta shtetas drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë janë dëmtuar shtetasi K. Ll. dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në këto dy automjete, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.