Doli kundër Putinit, kritiku i Kremlinit arrestohet në Tiranë, pritet vendimi për ekstradimin

Shqipëria

Doli kundër Putinit, kritiku i Kremlinit arrestohet në Tiranë, pritet vendimi për ekstradimin

Më: 30 maj 2024 Në ora: 12:53
Bobovnikov, me profesion neurokirurg, erdhi në Shqipëri me miqtë e tij gjermanë të hënën me charter

Një shtetas rus ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare.

57-vjeçari, i identifikuar si Aleksandër Bobovnikov është arrestuar në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga shteti rus për veprën penale të mashtrimit.

Bobovnikov, me profesion neurokirurg, erdhi në Shqipëri me miqtë e tij gjermanë të hënën me charter, pasi kishte festuar ditëlindjen me ta në vendin europian.

Arsyeja se përse 57-vjeçari ishte shpallur në kërkim, është pasi është shprehur kundër luftës në Ukrainë.

Ai më herët ai është ndaluar në Firence por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat