Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në Kivend, ka folur edhe në lidhje me rastin e ndodhur ditën e djeshme në zonën e ISH-Bllokut, ku avokati Sokol Mëngjesi u dhunua nga disa persona, duke përfunduar në spital i intubuar.
Spiropali u shpreh se opozita dhe ish kryeministri Sali Berisha, akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama për ngjarjen, referuar deklaratave të bëra ditën e djeshme nga anëtarë të opozitës dhe Berisha nga “Rruga e Shpresës”.
“Jeni po ju që akuzoni me të parën kundërshtarin politik Edi Ramën për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut. Siç ishte rasti dje me zotin Mëngjesi që i identifikoi policia. Para se të prisnit hetimin e policisë ju shpallët fajtorin, Edi Ramën. Ata që shpallin fajtorin nuk kanë decensën më minimale të kërkojnë falje. Shërim të shpejtë zotit Mëngjesi dhe lutemi për të”, tha Spiropali.
Kujtojmë se avokati Mëngjesi u dhunua për shkak të detyrës.