Avokati Genc Gjokutaj, kolegu i Sokol Mëngjesit të sulmuar brutalisht ditën e djeshme është shprehur se ngjarja ka ndodhur tani pasi ai ka çuar në gjykatë marrëveshjen që ka bërë me klientët për ta kthyer në titull ekzekutiv dhe të merrte atë që i takonte.
Gjokuataj i ftuar në një emision televiziv është shprehur se ka një palë që e ka shfrytëzuar konfliktin mes dy palëve. Ai më tej shtoi se ky sulm ka ndodhur për të shmangur nga vazhdimësia e gjyqit, për të mos shlyer detyrimin.
‘Janë pyetur njerëz që e kanë ditur konfliktin dhe prandaj është shkuar direkt. Nuk është konflikt i ri. Koha se pse u bë tani, kjo goditje lidhet sepse dy muaj përpara avokati Sokol Mëngjesi ka çuar në gjykatë marrëveshjen që ka bërë me klientët për ta kthyer në titull ekzekutiv dhe të merrte atë që i takonte.
Dhe ky sulm ka ndodhur për të shmangur nga vazhdimësia e gjyqit, për të mos shlyer detyrimin. Se kush e ka shfrytëzuar këtë konflikt dhe i ka dhënë zjarr kësaj pune... Edhe tek ambasada Jugosllave që të arrestoheshin 35 veta. Dhe pa një ngjarje nuk e justifikon. Ngjarja është kjo, por kush qëndron pas kësaj ngjarje... duhet një alibi. Unë kur e di se dy palë janë në konflikt unë e shfrytëzoj’, tha avokati Gjokutaj.