Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now në Euroneës Albania se opozita duhet të bëhet pjesë e komisionit të posaçëm antikorrupsion, pasi sipas tij nuk ka asgjë për të humbur.
Teksa iu drejtua deputet të PD, Oerd Bylykbashi, Çani i sugjeroi të bëhen pjesë e procesit, pasi siç tha pavarësisht gjithçkaje që mund të bëjë opozita, rotacion në 2025 nuk do të ketë.
“Unë mendoj se këta duhet të ulen në tavolinë se keni mundësi që t’i tregoni jo vetëm atij që keni përballë por edhe publikut, ju refuzoni duke qenë prezent, madje pse jo të bini dakord për dy tre gjëra. Unë them po nuk u ulët në tavolinë, ai qëllimit do ja arrijë, ju i keni ikur disa herë pa qenë prezent. Provojeni të uleni se nuk humbni gjë, dukeni inatçorë. Nuk keni rrugë tjetër, i keni provuar rrugët e tjera dhe nuk ju ka funksionuar"
“Më të shkuarën e kemi legjitimuar procesin duke u bërë pjesë dhe vendimet janë marrë siç kanë dashur ata, këtë radhë nuk do marrim pjesë”, u shreh Bylykbashi.
“Ju të humbur që të humbur jeni, fatkeqësisht në Shqipëri nuk pritet të ketë rotacion as në 2025, nuk është populli fare në këtë histori, ju duket sikur do ju quajnë tradhtarë, atë janë shitur për një copë bukë, futuni në poker dhe bëni blof”, tha Çani.