Kume: Vota e diasporës do mundësohet në zgjedhjet e 2025 - politika nuk e do, sepse s'e kontrollon

Shqipëria

Kume: Vota e diasporës do mundësohet në zgjedhjet e 2025 - politika nuk e do, sepse s'e kontrollon

Më: 31 maj 2024 Në ora: 08:38
Kristaq Kume

Vota e diasporës do të mundësohet në zgjedhjet e 2025. Kështu deklaroi dje ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume në një intervistë për mediat.

“Unë mendoj se në 2025 do kemi shqiptarë që banojnë jashtë dhe që do votojnë. Besoj se do aplikohet. Nuk do ndryshohet kushti i parashikuar sot në kod zgjedhor i cili detyron që zgjedhësi që shpreh dëshirën për të votuar jashtë mund ta bëjë vetëm nëse e ka regjistruar adresën ku banon, në regjistrin e adresave në Shqipëri”, tha Kume.

Pse partitë politike janë hezituese te vota e emigrantëve?

“Një arsye është fakti se nuk është një votë lehtësisht e kontrollueshme nga partitë politike”, shtoi ai. Kume rekomandoi që për të mundësuar votën e emigrantëve duhet të shfrytëzohet teknologjia.

“Duhet të shohim sesi mund të përdoret teknologjia e informacionit për votën jashtë vendit”, u shpreh më tej Kume.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat