Denaj dhe Ibrahimaj me subjekte agropërpunuese: Prioritet mbështetja e prodhimit vendas

Shqipëria

Denaj dhe Ibrahimaj me subjekte agropërpunuese: Prioritet mbështetja e prodhimit vendas

Më: 31 maj 2024 Në ora: 08:51
Anila Denaj dhe Delina Ibrahimaj

Industria agropërpunuese kryeson me një sërë investimesh të rëndësishme në të gjithë sektorët e saj, që nga përpunimi i qumështit, mishit, fruta-perimeve, përpunimit të mishit, etj, duke sjellë një standard të ri zhvillimi në prodhime cilësore dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bashkë me ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj dhe subjekte të industrisë përpunuese të mishit, diskutuan sfidat dhe problematikat aktuale të sektorit, si dhe adresuan mënyrën e zgjidhjes së tyre me fokus në cilësinë dhe sigurinë e produkteve “Made in Albania”.

Denaj tha se, “prioriteti ynë mbetet mbështetja për prodhuesit vendas dhe shtrirja e produkteve konkurruese cilësore “Made in Albania””.

Sipas saj, kjo qasje kërkon një bashkëpunim ndërinstitucional të ngushtë dhe vizionar, si e vetmja mënyrë që produktet tona të konkurrojnë fort dhe me cilësi në tregjet ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat