Po rregullonte çatinë, por bie në kontakt me energjinë elektrike, pronari përfundon në spital në gjendje të rëndë

Shqipëria

Po rregullonte çatinë, por bie në kontakt me energjinë elektrike, pronari përfundon në spital në gjendje të rëndë

Më: 31 maj 2024 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Një person në Maliq ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike

Ngjarja pak minuta më parë në Maliq, ku një person në banesën e tij ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se i zoti i shtëpisë po rregullonte çatinë ndërsa ka prekur tela të energjisë elektrike.

Po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa burime bëjnë me dije se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat