38.8% e shqiptarëve duhanpirës, Shuperka: Jemi ndër popujt që e konsumojnë më shumë

Shqipëria

38.8% e shqiptarëve duhanpirës, Shuperka: Jemi ndër popujt që e konsumojnë më shumë

Më: 31 maj 2024 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Shqiptarët janë ndër popujt më duhanpirës në të gjithë botën. Raporti i fundit i hartuar nga banka botërore ka nxjerr në pah se femrat duhanpirëse janë në rritje.

Eksperti për Çështjet e duhanit dhe alkoolit Roland Shuperka, vë në dukje se vendi ynë ka nivel të lartë të konsumit të duhanit edhe në moshat 13-15 vjeç.

Por cilët janë faktorët që ndikojnë në këtë nivel të lartë të duahnpirjes tek adoleshentët?

“Që nga lehtësia që mund të blesh produketet e duhanit, që nga moszbatimi i ligjit të pirjes së duhanit në ambinetet e mbyllura, që nxënësit e shkollave shkojnë edhe nën shtysën e njëri-tjetrit e konsumojnë duhanin”,-tha Shuperka.

Edhe pse vitet e fundit, trendi është drejt konsumimit të produkteve të reja me ngrohje, eksperti sqaron se  edhe ato janë të dëmshme.

Për të matur nivelin e njohurive mbi produktet e reja të duhanit, janë kryer edhe studime në terren, prej të cilave u pa se ka mungesë informacioni, si në popullatë, ashtu edhe në mesin e bluzave të bardha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat