Ideatori i sulmit barbar ndaj Sokol Mëngjesit, nesër del para Gjykatës, bashkë me të edhe autori i arrestuar

Shqipëria

Ideatori i sulmit barbar ndaj Sokol Mëngjesit, nesër del para Gjykatës, bashkë me të edhe autori i arrestuar

Më: 31 maj 2024 Në ora: 19:40
Sokol Mengjesi

Dritan Nano dhe një prej autorëve, Dorian Alia do të dalin nesër para gjyqit në Gjykatën e Tiranës lidhur me akuzat për organizimin dhe kryerjen e dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 29 majit në zonën e ish-bllokut, ku avokati u godit nga disa persona të cilët janë identifikuar nga policia si Dorian Alia, Drivald Alia, Romario Tabaku dhe Elton Kasaj, ndërsa Dritan Nano u arrestua si porositësi i akti brutal.

Dorian Alia, 32 vjeç, u vetëdorëzua pas ngjarjes, duke dhënë dëshmi që vërtetuan dyshimet e policisë për përfshirjen e Dritan Nanos.

Nano, 58 vjeç, akuzohet se ka organizuar dhunën pasi refuzoi të likuidonte avokatin sipas një kontrate të firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit. Ndërkohë, tre autorët e tjerë janë ende në kërkim.

Policia po vazhdon kërkimin e autorëve, ku ka vënë në dispozcion 20 mijë euro për cilindo që jep informacione për autorët.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat