​Meloni të mërkurën në Shqipëri

Shqipëria

​Meloni të mërkurën në Shqipëri

Më: 31 maj 2024 Në ora: 20:49
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të qëndrojë të mërkurën e ardhshme në Shqipëri për të vizituar dy qendrat e menaxhimit të emigrantëve që nuk janë ende funksionale, por që qeveria italiane dëshiron t'i aktivizojë "sa më shpejt sa më shumë të jetë e mundur".

Agjenda e vizitës ende nuk është përcaktuar dhe ajo vjen pak ditë para zgjedhjeve evropiane, për të cilat kryeministrja italiane kërkon edhe votën e studentëve, raporton ANSA.

Fokusi i diskutimeve do të jetë mbi kampin në Gjadër për të pritur emigrantët, sipas marrëveshjes së firmosur më herët nga dy shtetet.

Verën e kaluar Meloni qëndroi për vizitë jozyrtare në Vlorë së bashku me familjarët pak muaj para se të finalizohej marrëveshja për emigrantët në Romë gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat