A ka krizë familja shqiptare? Jashari: Njeriu bashkëkohor ka qasje materialiste

Shqipëria

A ka krizë familja shqiptare? Jashari: Njeriu bashkëkohor ka qasje materialiste

Më: 31 maj 2024 Në ora: 23:33
A ka krizë familja shqiptare? Jashari: Njeriu bashkëkohor ka qasje materialiste

Në emisionin Sintezë të moderatorit Brenton Kotorri në News 24 po diskutohet nëse familja shqiptare sot ndodhet në krizë.

Sabaudin Jashari nga Shoqata Kulturore Ardhmëria deklaroi se njeriu modern ka një qasje materialiste dhe kjo e bën atë që të mos marrë shumë përgjegjësi. Ai tha se ka njerëz modernistë që fëmijën e shohin si shpenzim material, ndërsa shtoi se fëmija është një dhuratë nga Zoti.

Sabaudin Jashari nga Shoqata Kulturore Ardhmëria: Njeriu bashkëkohor nuk merr përgjegjësi, sepse i është kultivuar vetes në mënyrë materialiste. Sot ka qasje materialiste dhe kjo shmang përgjegjësinë. Fëmija siç është burim kënaqësie, është edhe përgjegjësi.

Sot njeriu bashkëkohor bën edhe llogari sesa kushton ekonomikisht fëmija. Aspekti ekonomik është arsye, por nuk është aq ndikues sa të bëjë njeriun ta heqë dorë nga fëmija. Fëmija është dhuratë nga Zoti e kjo nuk duhet harruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat