I dënuar për ngacmim seksual, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

I dënuar për ngacmim seksual, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Një 64-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës.

64-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën shtetasin në kërkim 64 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat