Mëngjesin e sotëm është raportuar se një automjet është përfshirë nga flakët në bypass-in e Murrizit.
Nga pamjet duket makina e cila është nën pushtetin e zjarrit.
Në lidhje me rënien e zjarrit dyshohet se shkak ka qenë nxehja e motorrit të makinës.
Motori mund të jetë nxehur pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është malore. Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.