1 Qershori, Policia e Shtetit: Në gatishmëri për të krijuar një ambient të sigurt për fëmijët

Shqipëria

1 Qershori, Policia e Shtetit: Në gatishmëri për të krijuar një ambient të sigurt për fëmijët

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 11:03
Fëmijët

Policia e Shtetit i uron gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve

Fëmijët nuk janë vetëm e ardhmja jonë, por edhe e tashmja. Sot është zyrtarisht dita ndërkombëtare e fëmijëve, por jozyrtarisht, çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë iu takon atyre.

Në çdo moment Policia e Shtetit përkujdeset për ta, duke punuar për të krijuar një ambient sa më të sigurt që fëmijët tanë të jenë të lumtur. Me reagimet dhe vlerësimet e tyre ne matim punën, sjelljen dhe synimet tona të përditshme.

Policia e Shtetit uron dhe siguron prindërit dhe gjyshërit, se punonjësit e Policisë janë pranë nxënësve në çdo kohë përmes paketës së sigurisë në shkolla, aktiviteteve dhe orëve mësimore në interes të edukimit dhe sigurisë së fëmijëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat