Avokati: Ja sa vite burg rrezikojnë dhunuesit e avokatit të Berishës

Shqipëria

Avokati: Ja sa vite burg rrezikojnë dhunuesit e avokatit të Berishës

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 14:26
Avokati Redi Ramaj

Avokati Redi Ramaj, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me dhunimin e kolegut të tij Sokol Mëngjesi.

Teksa dënoi aktin e rëndë, Ramaj bëri dhe një parashikim të dënimit me të cilin mund të ndeshën autorët e ngjarjes së rëndë.

Avokati tha se duke qenë se kemi të bëjmë me një vrasje të mbetur në tentativë ndaj funksionarëve publikë, dënimi mund të jetë shumë i rëndë, duke shkuar nga 30 vjet deri në burgim të përjetshëm.

“Kjo është një vrasje e mbetur në tentativë të funksionarëve publik. Avokati është një funksionar publik, është i cilësuar dhe në kodin penal kështu, që në këtë formë dënimi  i kësaj vepre penale është mjaft e madhe. Po flasim për 30 vite deri në burgim të përjetshëm” tha avokati.

Ai shtoj gjithashtu se dhuna ndaj avokatëve është një rast i përsëritur. Sipas tij vetëm para pak muajsh një avokat tjetër ishte dhunuar në Lezhë.

“Kemi pasur dhe raste të tjera, vetëm para pak muajsh, vetëm se avokati i ka thënë klientit që nuk përfiton nga amnistia, është dhunuar nga klienti. Si mundet të dhunohet avokati për ligje që ka vendosur parlamenti”, tha Ramaj.

Ramaj shtoi se komuniteti i drejtësisë duhej të kishte një reagim më të ashpër në lidhje me dhunën ndaj avokatit Mëngjesi.

“Mendoj që komuniteti i drejtësisë duke përfshirë gjithë pushtetin gjyqësor, duhet të kishim një reagim të ashpër kundrejt dhunës që i është shkaktuar ndaj një profesionisti të drejtësisë. Avokatët janë palë në proces, ndihmojnë në dhënien e drejtësisë, kështu që duhet të kishim një reagim më të fortë” tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat