Dy aksidente në Dibër, përplasen dy të mitur! Shoferët nën hetim

Shqipëria

Dy aksidente në Dibër, përplasen dy të mitur! Shoferët nën hetim

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Dy të mitur janë përplasur nga makina në Dibër, në raste të ndryshme.

Seksioni i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.M., 51 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar për në banesë.

Filloi procedimi penal dhe për një 16-vjeçar, pasi në Maqellarë, ka aksidentuar një shtetase të mitur, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat