Përplasën me makinë dy të mitur, nis hetimi për drejtuesit e mjeteve, njëri 17-vjeç

Shqipëria

Përplasën me makinë dy të mitur, nis hetimi për drejtuesit e mjeteve, njëri 17-vjeç

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Seksioni i Policisë Rrugore në Dibër ka referuar materialet në Prokurori lidhur me dy aksidente ku të plagosur kanë mbetur 2 të mitur.

Ka nisur procedimi penal për 2 shoferë, njëri prej tyre 17-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Seksioni i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.M., 51 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar për në banesë.

Filloi procedimi penal dhe për një 16-vjeçar, pasi në Maqellarë, ka aksidentuar një shtetase të mitur, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat