Votimi për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës në Serbi, ministri Hasani përshëndet pjesëmarrjen e partive shqiptare

Shqipëria

Votimi për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës në Serbi, ministri Hasani përshëndet pjesëmarrjen e partive shqiptare

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 15:35
Igli Hasani

Ndërsa nesër (2 qershor) në Serbi pritet të votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka përshëndetur pjesëmarrjen e partive shqiptare në këtë proces.

Hasani, përmes një postimi në platformën X, shkruan se vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë.

Reagimi i Igli Hasanit:

Nesër në Serbi votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës. Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.

Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë.

Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian. Suksese!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat