Ky 1 Qershor është festuar edhe në burgun e Rrogozhinës, Tepelenës dhe IMK janë organizuar takime mes fëmijëve dhe prindërve në konflikt me ligjin.
Institucionet e sigurisë së lartë kanë hapur dyert në mënyrë që vogëlushët të kalonin një ditë të bukur, në këtë 1 Qershor në praninë e prindërve të tyre.
Teksa ka ndarë në rrjetet sociale disa nga fotot që janë realizuar gjatë këtij aktiviteti, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka uruar të gjithë fëmijët për festën e 1 qershorit.

“1 Qershori është dita kur fëmijët duhet të mbushen plot me dashuri, buzëqeshje dhe dhurata. Kur prindërit nuk janë pranë tyre, i pari gëzim mbetet përqafimi. Gëzuar gjithë fëmijëve 1 Qershorin”, thuhet në postim.