Interes për t’i marrë më shumë informacione vrasësit me pagesë Nuredin Dumani nuk kanë shprehur vetëm prokurorët shqiptarë por edhe ato të huaj.
Burime për gazetarin Edison Vatnikaj bëjnë më dijë se pak ditë më parë në prokurorin e posaçme kanë zbarkuar Anti-Mafia.
Më konkretisht bëhet fjalë për zv prokurorin e përgjithshëm për sektorin antimafia Giuseppe Gatti së bashku me oficer Italian.
Sipas informacioneve pjesë e tryezës së marrjes në pyetje kanë qenë edhe dy prokuror të posaçëm si dhe agjentë të BKH.
Autoritetet Italianë kanë pasur interes për të dëgjuar thëniet e Nuredin Dumanit sa i takon trafikut të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për linjën e kalimi te drogës nëpërmjet portit të Durrësit. Nga ky port Italian thonë se ka qenë rrugë kalimi e cila është shfrytëzuar nga grupet kriminale shqiptare si dhe nga njerëzit me influence.
Për këtë çështje Nuredin Dumani është pyetur sërish nga autoritetet Italianë pak muaj më parë. Italianët tashmë ka në dorë disa raste trafiku drogë për të cilën pas dëshmisë së Nuredin Dumanit veprimet kanë qenë më konkrete.