Bie nga lartësia, plagoset rëndë punëtori në Sarandë

Shqipëria

Bie nga lartësia, plagoset rëndë punëtori në Sarandë

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Një 62 vjecar është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi teksa punonte në një kantier ndërtimi. Servet Ziflaj, 62 vjeç është nisur para pak minutash me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime spitalore bëjnë me dije se ai është paraqitur ditën e shtunë në spitalin e Sarandës pasi kishte rënë nga një lartësi  në kantierin ku punonte.

Fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por këtë të diel ka rënë në gjendje koma.

Për shkak të gjendjes së rënë është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat