Derdhja e ujërave të zeza në tokat bujqësore, Braçe paralajmëron Bashkinë e Lushnjës

Shqipëria

Derdhja e ujërave të zeza në tokat bujqësore, Braçe paralajmëron Bashkinë e Lushnjës

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 11:32
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka denoncuar se Bashkia Lushnje derdh ujërat e zeza bashkë me mbetjet e fabrikës së vajit në tokë bujqësore duke shkaktuar dëm kolosal në Divjakë. Përmes një vidoe të publikuar në rrjete sociale, Braçe shprehet ndër të tjera se ndotja është katastrofike dhe se Bashkia e Lushnjës duhet të marrë masa menjëherë, ose do të përballet me pasoja.

Reagimi i Braçes:

“Kam ardhur këtu në territor të bashkisë së Lushnjës. Ky është krim mjedisor; e konsumon bashkia Lushnjë me veprim e mosveprim, dëmi është kolosal në Divjakë dhe nuk reagojnë fare, po fare fare fare! Nuk pyesin-që mos them unë atë llafin që mendoj! Janë njoftuar prej bashkisë Divjakë një herë, dy herë, tre herë, me shkrim, me gojë, publikisht, por përsëri vijojnë të konsumojnë të njëjtin krim! kjo që po u tregoj është prova; buzë rrugës nga rotonda e grabianit-tre ura, kalon emisari i tërbufit, i cili vijon deri tek portat e kularit e pastaj në det; në këtë pikë ku ndodhem, emisari ushqehet nga një kanal horizontal (me autostradën), në të cilin bashkia Lushnjë derdh ujërat e zeza të fshatit Dushk, bashkë me mbetjet e fabrikës së vajit dhe një super kompleksi viçash për majmeri!

Ndotja është katastrofike! Krim mjedisor jo vetëm publik, por është i tmerrshëm! Tani, ky është fundi! me hir apo me pahir është fundi! Sis sot dhe mbaron kur këtu të mos derdhen më qelbësirllëqe. Ose bashkia e Lushnjës merr masa ose me ne do të përballet shumë keq”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat