Darëzeza çel sezonin turistik

Shqipëria

Darëzeza çel sezonin turistik

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Vetëm 20 kilometra larg Fierit ky plazh i virgjër është gati të presë pushuesit vendas e të huaj për këtë sezon veror.

Darëzeza së bashku me Pishporon dhe Semanin janë 3 plazhe që i shtohen listës së gjatë të destinacioneve turistike në bregdetin e Adriatikut.

Për çeljen e sezonit turistik, Bashkia e Fierit organizoi një koncert dhe aktivitete, pjesë e të cilave u bë edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Për këtë sezon turistik, Balla tha se në funksion të sigurisë publike do jenë rreth 1600 efektivë, ndërsa bëri thirrje që edhe ky plazh të frekuentohet për shkak të ujit e rërës së pastër, si dhe pyllit me pisha.

Kryebashkiku I Fierit s’e fshehu ambicien për investime në këtë zonë, duke përjashtuar mundësinë e ndërtimeve pa kriter sikundër tha se ka ndodhur ndër vite përgjatë vijës bregdetare.

Çelja e sezonit turistik në Darëzezë mblodhi me qindra pushues, të cilët krahas plazhit shijuan edhe një koncert, ku performuan 10 prej grupeve më të mira muzikore në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat