Denoncimet e Arben Ahmetajt, thirrja e Klevis Balliut: Çohuni dhe mbroni veten!

Shqipëria

Denoncimet e Arben Ahmetajt, thirrja e Klevis Balliut: Çohuni dhe mbroni veten!

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 13:59
Klevis Balliu

Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të çohen dhe të mbrojnë veten.

Pas deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili tha se “grupet kriminale marrin tendera pubike”, Balliu u shpreh se kjo është një kambanë alarmi.

Sipas tij, krimi organizuar dhe droga janë adresa themelore e qeverisë dhe e kryeministrit Rama.

“Media shtetërore Italiane dhe Build me ze dhe figure te Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj denoncon lidhjet me krimin. Korrupsioni, krimi organizuar, droga dhe kriptovaluta, janë adresa themelore e qeverise dhe kryeministrit te saj. Kryetari bashkisë, ministrat dhe kapistrat e qeverisjes, i gjithë ingranazhi shtetëror janë te molepsur, te përfshirë ne droge dhe vjedhje, vrasje dhe kërcënime”, shkruan Balliu.

Reagimi i Balliut

Kambana tronditëse per shtetin dhe kryeministrin narkotrafikant!

Shtypi botëror demaskon me fakte njësoj si opozita.

E cila ka shpërthyer prej vitesh ne akuza per këtë situate te rende kriminale dhe akteve te nje tradhtie kombëtare.

Media shtetërore Italiane dhe Build me ze dhe figure te Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj denoncon lidhjet me krimin.

Korrupsioni, krimi organizuar, droga dhe kriptovaluta, janë adresa themelore e qeverise dhe kryeministrit te saj.

Kryetari bashkisë, ministrat dhe kapistrat e qeverisjes, i gjithë ingranazhi shtetëror janë te molepsur, te përfshirë ne droge dhe vjedhje, vrasje dhe kërcënime.

Për shkak te degradimit, narkotrafikanti Edi Rama ka nxjerr ne shitje atdheun.

Dhe po i fut nje thike ne zemër fateve perspektive te tij.

Kambanat buçasin!

Shpirti shqiptar është goditur ne palce.

Çohuni!

Mbroni veten, vetja juaj është atdheu juaj.

Është shume e thelle plaga e krimit por ta dini qe është me e thelle ajo qe ska dale akoma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat