Intervista e Ahmetajt për RAI 3, Lubonja: Puna e Ramës është të mbulojë realitetin, mburoja kryesore janë të huajt

Shqipëria

Intervista e Ahmetajt për RAI 3, Lubonja: Puna e Ramës është të mbulojë realitetin, mburoja kryesore janë të huajt

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 18:02
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar intervistën e ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë Arben Ahmetaj që e ka dhënë për median italiane RAI3, ku deklaroi se njerëz të botës së krimit kanë hyrë në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Lubonja, në  rubrikën ‘’Opinion’’ në News 24, Lubonja tha se këto informacione dihen dhe se kreui qeverisë  ka një aftësi të mbulojë realitetin përmes propagandës.

“Reportazhi në Rai 3 ka nxjerr informacione dhe gjera që ne i dimë madje edhe më shumë.

E reja në këtë histori është që e gjithë puna kryesore e Ramës si njeri që është në krye të propagandës, me aftësitë e tij ai mbulon ato që bën pra i shërben krimit të organizuar i cili po lulëzon, mburoja kryesore janë të huajt.

Pra Donald Lu mburrej për zhvillimet, ndërkohë Saimir Tahiri lulëzoi krimin.

Kjo është edhe një kundërpërgjigje për Melonin. Ata janë një media opozitare dhe kanë thelluar hetimet e reportazhin e tyre.

Pra ne nuk mund të harrojmë se Rama është për propagandë, ai mbulon realitetin kjo është puna e tij.

Me në krye Ramën nëse do kishte hetime e gjithë PS duhet të arrestohej për grup kriminal. Por kjo nuk ndodh se ata kanë gjithë pushtetin.

Ky reportazh është kometuar nga shumë media ndërkombëtare, ata e cilësuan Shqipërinë si narko-shtet”, tha Lubonja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat