Shqipëria me ambasador rezident në Ukrainë, Begaj dekreton Ermal Filon

Shqipëria

Shqipëria me ambasador rezident në Ukrainë, Begaj dekreton Ermal Filon

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 19:20
Bajram Bega

Ermal Filo do të jetë ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë. Presidenti Bajram Begaj dekretoi emërimin e Filos si ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shqipërisë në Republikën e Ukrainës.

Më parë, raportet diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës mbuloheshin përmes Ambasadës së Shqipërisë në Poloni, ku ambasadori rezident mbulonte edhe Ukrainën.

Në këtë mënyrë, duket se për herë të parë, Shqipëria do të ketë një seli diplomatike dhe një ambasador rezident në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, që është Ermal Filo, një diplomat karriere.

Po sot Presidenti ka çdekretuar Mimoza Halimin si ambasadore jo redidente në Republikën e Ukrainës. Halimi do të vijojë të mbetet ambasadore e Shqipërisë në Poloni, ku është edhe rezidente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat