Zheni Lilo, ish-punonjësi i IT në gjykatën e Pogradecit i arrestuar për “falsifikim të dokumentave” do vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Kjo masë është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, pasi gjyqtarja Edlira Petri, pasi vlerësoi situatën vendosi të lerë të paprekur vendimin e shkallës së parë.
Prokuroria kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë që ndryshoi masën për ekspertin e IT nga “arrest në burg” në arrest shtëpie.
Por, gjyqtarja Edlira Petri vendosi të lërë në fuqi masën “arrest shtëpie”.
Zholi në kancelarinë e tij e kishte kthyer në një bazë të falsifikimit të dokumenteve me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.
Hetimet kishin nisur pasi në rrugë operative u mësua se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri tjetrin kundrejt pagesës ndihmonin persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.