Shehi i vetëm në zgjedhje!: Nuk do jem pjesë e listës së PD-së, duhet ndryshuar ligji, të hapen listat

Shqipëria

Shehi i vetëm në zgjedhje!: Nuk do jem pjesë e listës së PD-së, duhet ndryshuar ligji, të hapen listat

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 20:53
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë në Ora Neës u shpreh se nuk do jetë pjesë e listës së PD-së për zgjedhjet e ardhshme.

Shehi:  Jo, nuk besoj se do jem pjesë e listës së PD-së. Divorc se si çdo lloj historie ka një fund.

Unë gjykoj se këtë rrugë që ka marrë PD, 2 vjet e gjysëm që i harxhuan duke bërë sherr me njëri tjetrin se kush ka vulën dhe një histori që nuk ka mbaruar.

Propozon po të njëjtat persona, të njëjtën platform.

Vjen një ditë që vjen kjo që nuk mund të përsëritësh vetveten.

Nëse duam të mundim Edi Ramën, sigurisht që duhet të gjejmë një formulë tjetër.

Ne edhe mund të bashkëpunojmë, mund të gjejmë një formë tjetër, por një herë në radhë të parë duhet bërë një ligj që ti japi shans për bashkëpunim.

Duhet ndryshuar ky ligji me rrënjë, të hapen listat, të shtohen zonat proporcionale.

Këto kolegët e PD-së në komision nuk është se kanë pasur ndonjë dëshirë të madhe për të ndryshuar ndonjë gjë.

Sepse ky ligj mbron një grusht njerëzish atje që të futen tek lista dhe mbaroi.

Unë them që ka ardhur dita që opozita të dalë si burra atje në fushë, të hapet lista që të bëhen pjesëmarrës aktiv me qindra djem e vajza që janë nëpër Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat