Luçiano Boçi: Jemi identifikuar si republikë mafioze për shkak të Edi Ramës

Shqipëria

Luçiano Boçi: Jemi identifikuar si republikë mafioze për shkak të Edi Ramës

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 21:24
Luçiano Boçi

Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Rithemeluar, i pranishëm në emisionin Open në News24, u shpreh se pas transmetimit të reportazhit për Shqipërinë në RAI3, vendi ynë identifikohet si një republikë mafieje.

Boçi tha se nuk mund të pretendohet që Edi Rama të pohojë se drejton një republikë mafioze, por e vërteta është që jemi një narko-shtet.

Sipas tij, metoda dhe mënyrat që kjo qeveri për të arritur qëllimet janë krejtësisht mafioze.

“Nëse shikon edhe ministritë se si janë drejtuar pasqyrojnë më së miri edhe interesat e grupeve kriminale. Dikush ka ekonominë, dikush ka investimet strategjike”, tha Boçi.

Sipas tij, bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës, ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj, e thotë qartë se Edi Rama përfaqëson interesat e grupeve kriminale.

“Kur ka takuar përfaqësuesin e pastrimit të parave të Sinaloas, Edi Rama justifikohet dhe thotë se më tha dikush për ta takuar.

Kush është ky njeri që takon Kryeministrin, pse nuk merr informacione për personazhet që takon, kemi institucione që Kryeministri mund të marrë informacione se çfarë përfaqësojnë”, tha Boçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat