Lider i Partisë së qendrës Italiane "Azione", ish zv.ministër i zhvillimit ekonomik në qeverinë Renzi e në qeverinë Gentiloni e përfaqësues i përhershëm i Italisë më 2016 në Bashkimin Europian, ish europarlamentar e aktualisht senator, Carlo Calenda në një intervistë me gazetaren Alba Kepi për SYRI TV, komenton vizitën e Giorgia Melonit në Shqipëri e paktin e emigrantëve mes dy vendeve.
A.Kepi: Lajmi i orës ë fundit, qeveria Meloni do të shpenzojë 13.5 milionë euro për të marrë me qera një anije private për transportin e emigrantëve nga ujërat territoriale drejt Shqipërisë e 3 ditë para votës europiane Meloni udhëton drejt Shqipërisë me fokusin mbi këtë pakt marrëveshje me Ramën.
Carlo Calenda: Po na vejnë në lojë e aq më shumë po tallen me italianët. Nuk do të ketë asnjë kamp për emigrantët në Shqipëri. Do të kushtonte shumë nëse do bëheshin , është absurde të ngrihen. Vitin që shkoi Meloni nuk mundi të menaxhojë një numër rekord fluksi emigrantësh, e bën gjithçka për të kapërcyer këtë dështim, e pasi me parë kishte propozuar bllokun detar për emigrantët.
Është një tallje që po na bëjnë sepse nuk arrijnë kurrë të realizojnë gjëra që duhet të kryejnë por premtojnë gjëra që nuk mund të bëhen.
A.Kepi: Një koment i juaji mbi fushatën elektorale të kësaj të djathte italiane që po qeveris Italinë?
Carlo Calenda: Thonë një sërë budallallëqesh. Thonë do përmbysim Brukselin. Premotojnë dete e mare se do arrijmë këtë apo atë, por nuk bëjnë asgjë gjithmonë.