Zbardhen detaje nga marrëveshja për emigrantët, ja sa do t'i kushtojë Italisë transporti i tyre

Shqipëria

Zbardhen detaje nga marrëveshja për emigrantët, ja sa do t'i kushtojë Italisë transporti i tyre

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 13:10
Edi Rama dhe Giorgia Meloni

Janë zbardhur detaje të reja nga gazetarja Lusi Përgjegji për marrëveshjen që Shqipëria ka nënshkruar me Italinë më 6 nëntor të vitit të shkuar për të ngritur kampe strehimi të përkohshme për emigrantet e paligjshëm që hynë në shtetin fqinj.

Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ku do të ngrihet qendra e parë, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre.

Hyrja e migrantëve në ujërat territoriale dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë do të kryhet ekskluzivisht me mjetet e autoriteteve kompetente italiane.

Sipas mediave italiane mund të kushtojë 150 mijë euro në ditë për të marrë me qira një anije për transportimin e emigrantëve nga Deti Mesdhe në portin e Shëngjinit.

Ndërsa qeveria Italiane ka vendosur tavanin maksimal të shpenzimeve 13.5 milionë euro për këtë shërbim në një “konsultim paraprak tregu” të nisur më 30 maj. Kjo është një kontratë tre mujore, nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor, dhe specifikimet teknike tregojnë "rreth 15-20 milje detare nga ishulli Lampedusa" si "pika e grumbullimit të emigrantëve për t'u transferuar më pas nga kampi i pritje në Gjadër, 20 kilometra në brendësi të vendit.

Një anije do të sjellë 300 persona nga të cilët 200 migrantë dhe 100 operatorë dhe parashikohet të bëhen "tre deri në katër udhëtime në muaj vajtje ardhje ndërsa kohët e lundrimit do të jenë rreth 50 orë.

Dhe nëse gjatë tre muajve anija udhëton më pak se 6 mijë milje detare kostoja për shtetin Italian do të ulet me 15%.

Shërbimet e pritjes do të jepen nga kompania Medihospes e cila fitoi garën me një ofertë prej 133.8 milionë euro (me një rënie prej 4.9%).

Punimet në dy kantieret nuk kanë përfunduar ende dhe i janë besuar inxhinierëve ushtarakë italianë.

Gardhi i jashtëm, parashikohet të jete rreth 240 metra dhe 4 metra të tjera me tela me gjemba apo sisteme të ngjashme.

Sipas kësaj marrëveshje Italia do të financojë dy qendra për të menaxhuar emigrantët pa leje qëndrimi. Këto struktura do të presin jo më shumë se 3 mijë persona që do të qëndrojnë deri ne shqyrtimin e kërkesave për azil. Përllogaritë që në vit do të qarkullojnë deri në 36 mijë persona, jo njëkohësisht pasi kapaciteti maksimal i dy qendrave do të mbetet deri në 3000 vendstrehime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat