Dhoma kombëtare e avokatisë ka thirrur mbledhje mbas sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesit.
Gazetarja Anila Hoxha bën me dije për Top Channel se takimi u mbajt në orën 13:00.
Maks Haxhia i tha gazetares Anila Hoxha se “mbledhja e këshillit të përgjithshëm e Dhomës së Avokatisë Shqipëri është thirrur me vendim të Komitetit Drejtues”, për të dalë me një vendim pas ngjarjes së rëndë.
Pas mbledhjes u vendos që në shenjë solidarizimi, avokatët do të bojkotojnë tre ditë seancat.
Konkretisht në mbledhje u vendos:
1. Bojkotimin e të gjitha proceseve gjyqësore civile, penale dhe administrative në të gjitha nivelet e gjykatave përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese, për tre ditë duke filluar nga dita e nesërme dt.05.06.2024.
2. Përjashtohen nga procesi i bojkotit çështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurimit .
3. Mospjesëmarrja e avokatëve në proceset civile dhe administrative është arsye objektive për tu shtyrë proceset nga ana e Gjykatave pa të drejtën e vazhdimit të procesit në këto tre ditë.
4. Moszbatimi i këtij vendimi nga çdo avokat përbën shkelje të rëndë disiplinore ndaj të cilit do të bëhet procedim disiplinor nga Komiteti i Disiplinës duke vendosur deri në heqje të licensës.