Vijon debati për zhvillimin e mbledhjes/ Rrumbullaku në “TIMS”: Dëshmia ime përbën sekret, arsyet do t’i shpjegoj pas vendimit të komisionit hetimor

Shqipëria

Vijon debati për zhvillimin e mbledhjes/ Rrumbullaku në “TIMS”: Dëshmia ime përbën sekret, arsyet do t’i shpjegoj pas vendimit të komisionit hetimor

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 19:40
Vijon debati për zhvillimin e mbledhjes

Ende nuk ka një vendimmarrje nëse dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në Komisionin Hetimor të sistemit TIMS të mbahet me dyer të mbyllura apo të hapura.

Pjesë nga debati:

Gogu: Kërkesë për procedurë

Salianji: Çfarë, do të betohesh?

Gogu: E padenjë për këtë Kuvend që kjo sallë të kthehet në një shesh paligjshmërie.

Salianji: Ti je akoma tek bojkoti. Të dhëntë Perëndia mend, por Kushtetuta s’të ka dhënë gjë. Nëse doni cirk shkoni se ka bashkia shumë cirqe, ju e keni ves, akoma më keq në këtë kontekst, nuk mendoj se drejtori i policisë është në varësi të PS. Duke qenë se besoj në integritetin e Policisë së Shtetit nuk besoj se ia jepni ju me direktivë.

Rrumbullaku: Mbështes deklaratën time në raport me atë që i kam dërguar komisionit hetimor. Do të mbroj veten dhe do të dëshmoj i vetëm, dy kolegët që kam në krah nuk kanë të bëjnë me procesin.

Salianji: Pyetjet e këtij komision nuk kanë të bëjnë me sekret shtetëror, do të ishte shteruese që mbledhja do të ishte publike.

Rrumbullaku: Nëse prezenca e dy kolegëve të mi mund të konsiderohet i tepërt, mbetet në vendimmarrjen tuaj, s ai përket deklaratës kërkesa ynë mbështetet mbi ligjin në komisionet hetimore, dëshmia ime përbën sekret për arsye të cilat do t’i shpjegoj pas vendimit të komisioni.

Salianji: I njëjti qëndrim duhet të ishte edhe për vazhdimin në detyrë edhe të zotit Ervin Muça pavarësisht se nuk ka certifikatë sigurie

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat