Në emisionin Open në News24 mbrëmjen e sotme është diskutuar me një panel të ftuarish lidhur me dokumentarin mbi Shqipërinë të publikuar nga RAI3.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar dokumentarin si një pseudo-investigim, duke e cilësuar si një sulm mbi emrin dhe flamurin e shqiptarëve.
Analisti Fatos Lubonja në një lidhje Skype tha se fjalimi i Edi Ramës ka një problem shumë të madh, pasi ai identifikohet si lideri me të cilin identifikohen të gjithë shqiptarët.
Lubonja tha se problemi më i madh që ngrinte Edi Rama ishte kur shahej Shqipëria në gjuhë të huaj, por tani ai përdor të njëjtën logjikë, të njëjtën metodë.